Ndërlidhjet

OKB: Luftë diplomatike Lituani – Serbi


Pamje nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së
Pamje nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së
Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka shkaktuar një betejë diplomatike në Evropën Lindore, me kandidaturën e tij për njërin nga postet kryesore në sistemin e Kombeve të Bashkuara.

Lituania e ka akuzuar Rusinë për rihapjen e plagëve të Luftës së Ftohtë, duke e mbështetur Jeremiqin kundër kandidatit të Lituanisë për postin e presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ministri i jashtëm i Lituanisë, Audronius Azubalis, tha se Jeremiqi është përpjekur ta “shantazhoj” vendin e tij në këtë garë në OKB.

AFP raporton nga Nju Jorku se Vuk Jeremiq është ndër ministrat e jashtëm më të njohur në Evropën Lindore, për shkak të paraqitjeve të tij të rregullta në seancat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me Kosovën.

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme së OKB-së, me 193 anëtarë, zakonisht zgjedhet me aklamacion për një vit, ndërsa pesë grupe rajonale ndërrohen çdo vit në paraqitjen e kandidatit. Kësaj radhe këtë e bënë grupi i Evropës Lindore.

Por, meqë të 23 vendet në këtë grup nuk kanë arritur konsensus ndërmjet Vuk Jeremiqit dhe ambasadorit të Lituanisë në OKB, Dalius Sekuolis, i mbetet Asamblesë që të votoj në qershor për postin e kryesuesit të saj.

Kjo po ndodhë për të parën herë prej vitit 1991.
XS
SM
MD
LG