Ndërlidhjet

Japoni: Janë bërë ekzekutimet e para prej vitit 2010


Pamje nga Japonia
Pamje nga Japonia
Ministri i drejtësisë i Japonisë, Toshio Ogava, tha sot se është kryer ekzekutimi i tre të dënuarve me vdekje për vrasje të shumëfishta. Raportohet se ata janë ekzekutuar me varje në burgje të ndryshme.

Ogava ka thënë se dënimi ishte mbështetur nga publiku.

Ai nuk i ka publikuar emrat e personave të ekzekutuar.

Sipas Ogavës, në Japoni janë edhe 132 persona të dënuar me vdekje.

Ekzekutimet e fundit në këtë vend ishin kryer në qershor të vitit 2010.
XS
SM
MD
LG