Ndërlidhjet

DT: Pakistani ndëshkon ligjërisht shmangien nga vaksinat polio


Ilustrim
Ilustrim
" Daily Telegraph"


Pakistani, së bashku me Afganistanin dhe Nigerinë, kanë dështuar në përpjekjet e tyre për të ç’rrënjosur virusin “Polio”.

Tani, qeveria pakistaneze është zotuar se do të adoptojë një qasje me muskuloze ndaj këtij problem, duke e bërë imunizimin proces të detyrueshëm, me gjoba për prindërit, fëmijët e të cilve nuk janë të mbrojtur dhe me përndjekje ligjore, ndaj grupeve fetare, të cilat përhapin dezinformata për vaksinat.

Projekt-ligji parasheh gjoba deri në më shumë se 700 dollarë amerikanë për prindërit të cilët dështojnë të përmbushin detyrimet.

Fëmijëve gjithashtu mund t'u ndalohet shkollimi nëse nuk posedojnë kartën e imunizimit.

Vitin e kaluar, janë regjistruar 198 raste të polios në zonat rurale të Pakistanit, të cilat kanë sistem të kufizuar shëndetësor, pasiguri dhe popullsi të madhe, gjë që vështirëson administrimin e vaksinës.

Përpjekjet për imunizim kanë qenë të penguara edhe nga frika se programet mund të shfrytëzohen nga agjencitë e huaja të zbulimit.

Vitin e kaluar, është thënë se CIA ka shfrytëzuar një fushatë false të vaksinimit në Abotabad për të spiunuar mbi vend-ndodhjen e Osama bin Ladenit.

Më shumë se 200,000 fëmijë nuk janë trajtuar me vaksinën polio në dy vitet e kaluar. Zyrtarët shëndetësorë janë të shqetësuar se Pakistani mund të shndërrohet në një inkubator global të kësaj sëmundjeje.

Në fillim të muajit mars të këtij viti, Organizata Botërore e Shëndetësisë ia ka tërhequr vërejtjen Pakistanit se mund të përballet me sanksione ndërkombëtare në udhëtim, nëse nuk merret me masat për çrrënjosjen e kësaj sëmundjeje.(a.v.)
XS
SM
MD
LG