Ndërlidhjet

I dyshuari për masakër kishte depresion pas Irakut


Avokati Xhon Henri Braun

Avokati Xhon Henri Braun

Avokati i ushtarit amerikan, që akuzohet për vrasjen e 17 civilëve afganë, në pjesën jugore të Afganistanit, thotë se klienti i tij kishte pësuar një incident traumatik drisa ishte në Irak dhe se ka vuajtur nga depresioni në kohën kur i bëri vrasjet.

Ushtari Robert Bels është akzuar me 17 pika të vrasjes së paramenduar për vrasjet në 11 mars në provincën Kandahar.

Në komentet e tij më të reja, avokati i tij, Xhon Henri Braun, nuk ka dhënë detaje për incidentin traumatik që e kishte përjetuar Bels në Irak.

Avokati, poashtu, i ka hedhur poshtë raportet sipas të cilave Belse i kishte pranuar vrsjet në Afganistan dhe tha se nuk ka dëshmi solide në këtë rast.
XS
SM
MD
LG