Ndërlidhjet

PE: U miratua rezoluta për Kosovën


Ilustrim

Ilustrim

Në Parlamentin Evropian, me shumicë votash, është miratuar rezoluta për Kosovën, që ishte paraqitur nga raportuesja Ulrike Lunaçek.

Amandamenti i propozuar që Kosova në Parlamentin Evropian të përfaqësohet me fusnotë, është hedhur poshtë, ndërsa është miratuar amandamenti, që i bënë thirrje Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që t’i inkurajoj sportistët nga Kosova, që të marrin pjesë në Olimpiadë.

Në këtë rezolutë u bëhet thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë këtë, meqë siç tha zonja Lunaçek, “kjo do t’i bënte më efektive përpjekjet e BE-së”.
XS
SM
MD
LG