Ndërlidhjet

Suedi: Ministri i mbrojtjes paraqet dorëheqje


Sten Tolgfors
Sten Tolgfors
Ministri i mbrojtjes i Suedisë, Sten Tolgfors, ka dhënë dorëheqje pas disa javëve të involvimit të propozuar të Suedisë për ndërtimin e një fabrike të armatimit në Arabinë Saudite.

Kryeministri i Suedisë, Fredrik Reinfeldt, tha sot në një konferencë për gazetarë, se e ka pranuar dorëheqjen e zotit Tolgfors.

Ky zyrtar i lartë i mbrojtjes ishte kritikuar pasi radioja publike në Suedi, duke cituar dokumente konfidenciale, kishte raportuar se agjencitë suedeze ushtarake ishin në biseda me zyrtarët sauditë për të ndihmuar që Arabia Saudite ta ndërtoj një kapacitet uhstarak për prodhim të armatimit.

Suedia nuk ka ndalesë në eksportim të armatimit në Arabinë Saudite, por natyre sekrete e bisedimeve kishte shkaktuar kundërthënie në mesin e suedezëve.

Sten Tolgforts i kishte mbrojtur planet,duke thënë se ishin në harmoni me marrëvshjet për bashkëpunim të dyanshëm.

Opozita e krahut të majtë në Suedi ka kërkuar hetime, duke thënë se Suedia nuk duhet ta mbështesë atë që e përshkruajti si “diktaturë”, që sundon në Arabinë Saudite, të pasur me naftë.
XS
SM
MD
LG