Ndërlidhjet

Çeku: Kosova t’i bashkangjitet Kartës së Adriatikut


Agim Çeku
Agim Çeku
Në Shkup është mbajtur një takim i ministrave të mbrojtjes të vendeve pjesëmarrëse në Kartën e Adriatikut, një nismë që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara, e cila e ndihmon përgatitjen e vendeve për anëtarësim në NATO.

Zyrtarja në Departamentin amerikan të mbrojtes, Seleste Valander, theksoi se Shtetet e Bashkuara e mbështesin “politikën e derës së hapur” për pranim në NATO të vendeve të Evropës Juglindore.

Në këtë takim mori pjesë edhe ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, i cili theksoi se “beson se është koha që Kosova t’i bashkangjitet këtij grupi për tu dëgjuar zëri i saj”.

Sipas tij, Kosova do të kontribuoj për paqe dhe stabilitet në rajon.

Pjesëmarrësit e kanë nënshkruar një Deklaratë të përbashkët.
XS
SM
MD
LG