Ndërlidhjet

SHBA, Kosovë: U nënshkrua Marrëveshja Bilaterale


Flamuri amerikan
Flamuri amerikan
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Kristofer Dell, e kanë nënshkruar sot Marrëveshjen Bilaterale gjithpërfshirëse, që është e para e këtij lloji, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, shënon një arritje të rëndësishme për partneritetin ndërmjet dy qeverive.

Ajo i përcakton procedurat për planifikim dhe implementim të bashkëpunimit të mëtejshëm diplomatik, politik, ekonomik dhe kulturor.

Marrëveshja, poashtu, riafirmon përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për qeverinë dhe popullin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG