Ndërlidhjet

Siri: U vranë dy kolonelë të ushtrisë


Pamje nga përleshjet në qytetin Homs në Siri
Pamje nga përleshjet në qytetin Homs në Siri
Agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë raportoi sot se personat e armatosur, që sipas agjencisë i takonin një “grupi të armatopsur terrorist”, i kanë vrarë dy kolonelë të ushtrisë në qytetin Alepo, që është bazë e fortë e mbështetjes për presidentin Bashar al-Asad.

Oficerët e lartë po shkonin në punë kur u vranë në qendër të qytetit.

Kryengritja tashmë njëvjeçare kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad, është shndërruar gjithnjë e më tepër në konflikt të militarizuar, por qyteti Alepo, në masë të madhe, ishte i liruar nga përleshjet ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve.

Megjithatë, nga dy sulme misterioze me bomba në qytet këtë muaj, mbetën të vrarë 29 vetë.

Nga ana tjetër, në provincën qendrore Hama, kryengritësit e kanë sulmuar një kamion ushtarak dhe i kanë vrarë dy ushtarë, kanë thënë aktivistët.

Përleshje të reja ndërmjet trupave qeveritare dhe dezertorëve të ushtrisë kishin ndodhur edhe në pjesën veriore dhe jugore të këtij vendi.

Aktivistët raportojnë se forcat e sigurisë i kanë vrarë së paku 11 civilë në gjithë Sirinë gjatë ditës së sotme.
XS
SM
MD
LG