Ndërlidhjet

Vazhdon greva 24-orëshe në Spanjë


Një protestues konfrontohet me një shitëse afër policëve, gjatë grevës së përgjithshme në Spanjë, Palma de Majorka, 29 mars 2012

Një protestues konfrontohet me një shitëse afër policëve, gjatë grevës së përgjithshme në Spanjë, Palma de Majorka, 29 mars 2012

Sindikatat spanjolle po zhvillojnë një grevë të përgjithshme 24 orëshe për të kundërshtuar refomat e punës, shkurtimet e ashpra dhe rritjen e papunësisë.

Shërbimet e transportit hekurudhor, rrugor dhe ajror janë prekur, si dhe disa fabrika kanë pezulluar punën.

Raportohet për incidente të izoluara përderisa protestuesit janë përpjekur që të bllokojnë nisjen e autobusëve nga disa vende si dhe hyrjet e disa tregjeve me shumicë.

Makinat kanë bllokuar rrugët në mëngjes, kur edhe shtohet tollovia në trafikun e Madridit.

Organizatorët thanë se pjesëmarrja në grevë ka qenë “masive”, por autoritetet hedhin poshtë këto pretendime.

Kjo është greva eparë që kur kryeministri Mariano Rahoj i qeverisë konservatore erdhi në pushtet.

Rahoj është betuar 100 ditë më parë, duke u zotuar që të ulë papunësinë prej 23 për qind të Spanjës dhe të stabilizojë sistemin financiar.
XS
SM
MD
LG