Ndërlidhjet

Feith përgëzon Qeverinë e Kuvendin


Piter Feith, Përfaqësues i Zyrës Civile në Kosovë
Piter Feith, Përfaqësues i Zyrës Civile në Kosovë
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR), Piter Feith, përgëzoi sot Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës për përpjekjet e tyre këmbëngulëse dhe konstruktive për ta vendosur RTK-në mbi një bazë solide ligjore me pavarësi editoriale dhe financiare dhe për t’i ofruar komunitetit serb të Kosovës një kanal televiziv në gjuhën e tyre.

“Ligji për RTK-në përfshin dispozita për transmetimin për minoritetet, të cilat i përmbushin plotësisht standardet ndërkombëtare dhe do të sjellin përfitime reale për qytetarët serbë dhe qytetarët e tjerë jo-shumicë në Kosovë. Unë dëshiroj të shpreh vlerësimin tim për të gjitha partitë dhe palët me interes vendore dhe ndërkombëtare të cilat u përfshinë në proces. Partitë politike që përfaqësojnë komunitetet shumicë dhe jo-shumicë kanë treguar, që të gjitha, kurajën politike përmes gatishmërisë së tyre për kompromis, duke forcuar në këtë mënyrë kulturën demokratike në Kosovë,” ka thënë përmes një deklarate për media, Piter Feith.

Ndryshe, me 42 vota për, 36 kundër dhe 3 abstenime, ligjvënësit e Kosovës miratuan në lexim të dytë Ligjin për Radio Televizionin e Kosovës.

Deputetët miratuan një nga një amandamentet e propozuara, duke përfshi edhe propozimin e Grupit Parlamentar 6 plus, pa përkrahjen e Komisionit funksional, i cili parasheh hapjen e kanalit të tretë për pakicat jo serbe.

Siç njoftojnë mediat vendëse, Deputetët votuan për propozimin e Komisionit parlamentar për buxhet dhe financa, sipas të cilit buxheti i RTK-së do të jetë 0.7 për qind e buxhetit të shtetit. Kryetarja e komisionit, Safete Hadërgjonaj tha se arsye ka qenë respektimi i ligjit të buxhetit.
XS
SM
MD
LG