Ndërlidhjet

Burgjet e CIA-s, Tusk zotohet të zgjidhë skandalin


Kryeministri polak, Donald Tusk

Kryeministri polak, Donald Tusk

Kryeministri polak Donald Tusk premtoi të enjten se do të zgjidhë skandalin mbi pretendimet se Polonia ka pasur burgje sekrete të CIA-s për të dyshuarit se janë marrë me terrorizëm.

Tusk tha se Polonia është një “viktimë politike e pakujdesisë” së disa anëtarëve të administratës së mëhershme të SHBA-së.

Komentet e kryeministrit polak pasojnë akuzat kundër ish shefit të inteligjencës polake dhe hetimet për ndërtesat e dyshuara.

Regjistrimet nga ajri shfaqin shtatë fluturime të aroplanëve të CIA-s nga Kabuli për në Gjirin e Guantanomos gjatë vitit 2002 dhe 2003, të cilët janë ndaluar edhe në aeroportin Zimani të Polonisë veriore.

Varshava ka mohuar praninë e ndonjë qendre të parburgimit.

Këshilli i Evropës ka thënë se një objekt polak ka mbajtur “të burgosur të profilit të lartë”.
XS
SM
MD
LG