Ndërlidhjet

Lirohet serbja e arrestuar në Vushtrri


Gazetat e konfiskuara nga Policia e Kosovës 27 mars, 2012

Gazetat e konfiskuara nga Policia e Kosovës 27 mars, 2012

Mediat serbe bëjnë me dije se autoritetet e rendit në Kosovë kanë liruar nga paraburgimi me kaucion Snezhana Antonijeviq nga Beogradi, e cila u arrestua në afërsi të Vushtrrisë, bashkë me katër serbë të tjerë, pasi që tek ta u gjeten material propagandues, përkatësisht, gazeta të “lëvizjes çetnike të Ravna Gorës”.

Avokati i saj, Lubomir Pantoviq, i ka thënë agjencisë Beta se ajo është liruar që të mbrohet në liri, pasi ka paguar kaucionin në vlerë prej 5 mijë eurosh.

Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, rasti është iniciuar si vepër penale e paraparë në bazë të nenit 115 të Kodit Penal të Kosovës, “Nxitje e urrejtjes, e përçarjes ose e mosdurimit kombëtar, racor, fetar a etnik”, ka njoftuar policia pas arrestimit të personave në fjalë.
XS
SM
MD
LG