Ndërlidhjet

Beogradi përgatitet për zgjedhjet në Kosovë


Ilustrim

Ilustrim

Shefi i ekipit negociator serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanoviq ka thënë se organet shtetërore dhe UNMIK-u duhet që të gjejnë zgjidhjen më të mirë të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë.

“Procedura është duke u zhvilluar, organet shtetërore po kryejnë punën e tyre. Komisionet zgjedhore republikane, UNMIK-u dhe të gjithë të tjerët duhet të gjejnë zgjidhjen më të mirë të mundshme se si ato të mbahen”, ka thënë Stefanoviq për gazetarët në Beograd.

Pas rezolutës së Parlamentit Evropian, në të cilën thuhet se me organizimin e zgjedhjeve loakle në Kosovë, Serbia shkel të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, Stefanvoiq ka thënë se vendimet e këtij trupi janë joobligative dhe dhe se nuk mund të bien ndesh me Kushtetutën serbe dhe ligjet e Serbisë.
XS
SM
MD
LG