Ndërlidhjet

Çekia akuzon tre rusë për terrorizëm


Qyteti i Pragës
Qyteti i Pragës
Një prokurore çeke tha se tre rusë dhe një moldav janë akuzuar se kanë mbështetur një grup që vepron në rajonin e paqëndrueshëm të Kaukazit Verior.

Prokurorja Etela Parikova tha se katër personat akuzohen se kanë siguruar dokumente false për anëtarët e Jemat Sheriat – një grup militant që vepron në Dagestan.

Të katër personat bënin pjesë në një grup njerëzish që u arrestuan nga policia e anti-terrorizmit në prillin e kaluar në Republikën Çeke.

Po që se dënohen, ata përballen me 10 vjet burg. Parikova tha se procesi gjyqësor, i pari për terrorizëm në Republikën Çeke, duhet të fillojë brenda një muaji.
XS
SM
MD
LG