Ndërlidhjet

PetroChina- prodhuesi më i madh i naftës në botë


Rafineri nafte

Rafineri nafte

Pas disa dekadave si lider botëror, Exxon Mobile me seli në SHBA, nuk është më prodhuesi më i madh i naftës.

Sipas statistikave të publikuara të enjten, kompania PetroChina nga Kina, ka nxjerrë 2.4 milionë fuçi nafte për ditë gjatë vitit 2011- duke e kaluar Exxon për 100 mijë fuçi në ditë.

Kompania PetroChina është rritur me shpejtësi të madhe që kur u krijua 13 vjet më parë nga Pekini.

Prodhimi i PetroChina-s në vitin 2011 u rrit për 3.3 për qind në vitin, kur prodhimi i Exxon-it ra për 5 për qind.

Exxon ka shënuar rënie edhe përballë Rosneftit të Rusisë në vitin 2011.
XS
SM
MD
LG