Ndërlidhjet

Mbrojtja e Mlladiqit kërkon sërish shtyrje të gjykimit


Ratko Mlladiq

Ratko Mlladiq

Ekipi mbrojtës i ish-komandantit të ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq - i cili akuzohet për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit - ka kërkuar sërish shtyrjen e gjykimit për klientin e tij.

Mlladiq ndodhet në paraburgim qysh nga arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Serbia, dhjetë muaj më parë.

Gjykimi është dashur të niste këtë muaj, por është shtyrë deri më 14 maj. Mlladiqi të enjten është ankuar për probleme shëndetësore.

Në mesin e akuzave të tjera, ai ngarkohet edhe për vrasjen e 8,000 burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.

Ai po ashtu akuzohet për rrethimin e Sarajevës për 43 muaj, nga viti 1992 deri më 1995.

Mlladiq mohon çdo keqbërje.
XS
SM
MD
LG