Ndërlidhjet

Sulme të telekomanduara në Pakistan


Ilustrim me pamje arkivore nga Pakistani
Ilustrim me pamje arkivore nga Pakistani
Katër militantë kanë humbur jetën nga sulmi me avionë të telekomanduar në Vaziristan të Pakistanit.

Predha ka goditur një ndërtesë në zonën e tregut, duke shkaktuar zjarr dhe plagosur të paktën dy persona të tjerë.

Vaziristani është strehë e njohur për militantët talibanë dhe ata të Al Kaidës.

Shtetet e Bashkuara dyshohet se kryejnë sulme të telekomanduara në këtë zonë për vite me radhë, por Uashingtoni nuk bën komente zyrtare në lidhje me to.
XS
SM
MD
LG