Ndërlidhjet

Liga Arabe mbyll samitin me thirrjet për Sirinë


Ministri i Jashtëm i Irakut, Hoshiar Zebari (djathtas) dhe sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Nabil al-Arabi - pjesëmarrës në samit. Bagdad, 29 mars 2012.

Ministri i Jashtëm i Irakut, Hoshiar Zebari (djathtas) dhe sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Nabil al-Arabi - pjesëmarrës në samit. Bagdad, 29 mars 2012.

Samiti i Ligës Arabe ka mbyllur punimet në Bagdad me thirrjen për dialog ndërmjet Qeverisë së Sirisë dhe aktivistëve të opozitës, proces që “do t’i jepte fund konfliktit në vend”.

Udhëheqësit arabë, megjithatë, janë përmbajtur nga thirrja për presidentin sirian, Bashar al-Asad, që të japë dorëheqje.

Ata kanë thënë se plani për paqe i të dërguarit të Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe, Kofi Anan, duhet të zbatohet “menjëherë dhe me sukses”.

Plani, pos tjerash, bën thirrje për tërheqjen e trupave ushtarake dhe armëve të rënda, qasjen e grupeve të ndihmës, lirimin e të burgosurve politikë dhe qasjen e gazetarëve.

Asadi është zotuar se do të punojë për suksesin e planit, por jo “derisa të mos ndalojë mbështetja e huaj për opozitën siriane”.

Uashingtoni i ka përshkruar deklaratat e Asadit si dekurajuese.

Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna qysh në mars të vitit të kaluar. Kombet e Bashkuara thonë se mbi 9,000 persona, shumica nga ta civilë, kanë humbur jetën në një vit trazira.
XS
SM
MD
LG