Ndërlidhjet

logo-print

Qytetarët amerikanë nën ethet e lotarisë


Ilustrim

Ilustrim

Qytetarët e Shteteve të Bashkuara, me shpresën për të ndryshuar fatin e tyre financiar në çast, janë duke blerë bileta lotarie për tërheqjen e së premtes të xhekpotit, që kap shumën prej 540 milionë dollarësh.

Përfaqësuesit e pikave shitëse bëjnë të ditur se shumë persona blejnë me nga 50-60 bileta, ndërsa shanset për të fituar xhekpotin janë një në 176 milionë.

Xhekpoti i së premtes tejkalon atë të mëparshmin në vlerë prej 390 milionë dollarësh, që është ndarë nga dy fitues në Gjeorgji dhe Nju Xhersi, në vitin 2007.
XS
SM
MD
LG