Ndërlidhjet

logo-print

Vriten 30 talibanë


Pozicione të talibanëve në Afganistan

Pozicione të talibanëve në Afganistan

Zyrtarët afganë dhe ata të NATO-s raportojnë për disa luftëtarë talibanë të vrarë, gjatë luftimeve në perëndim të Afganistanit.

Një zëdhënës i Aleancës Veri-atlantike tha se patrulla e ushtrisë afgane është sulmuar në provincën Farah, ndërsa aeroplanët e NATO-s janë përgjigjur me bombardimin e pozicioneve talibane.

Autoritetet lokale policore kanë njoftuar për 30 talibanë të vrarë dhe 15 të tjerë të plagosur.

Zëvendësguvernatori i provincës, Muhamed Junus Rasuli, tha se tre ushtarë afganë kanë humbur jetën, ndërsa beteja po vazhdon ende.
XS
SM
MD
LG