Ndërlidhjet

Sot, vendimi për “rastin Kleçka”


Fatmir Limaj me avokatin mbrojtës - foto arkiv

Fatmir Limaj me avokatin mbrojtës - foto arkiv

Gjykata e Qarkut në Prishtinë sot pasdite pritet të shpallë aktgjykimin lidhur me “rastin Kleçka”.

Pritjet e palës mbrojtëse janë që gjykata të shpallë një aktgjykim lirues.

Avokati Tahir Rrecaj, i cili mbron deputetin Fatmir Limaj, ka dhënë këtë deklaratë për Radion Evropa e Lirë:

“Jemi shumë optimistë se do të ketë një aktgjykim lirues, në mungesë të provave. Jemi optimistë se ai do të jetë aktgjykim lirues për të gjithë të akuzuarit, pra edhe për zotin Limaj, të cilin unë e mbroj në ketë proces gjyqësor”.

Deputeti Fatmir Limaj dhe nëntë ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohen për krime kundër popullatës civile gjatë luftës më 1999, në atë që njihet si "rasti Kleçka".

Më 21 mars, trupi gjykues ka marrë vendim që deklaratat dhe ditarët e dëshmitarit kryesor në rast, Agim Zogaj, janë të papranueshme, andaj edhe ka urdhëruar lirimin e të akuzuarve.
XS
SM
MD
LG