Ndërlidhjet

Koreja e Veriut përgatitet për lansimin e raketës


Ilustrim
Ilustrim
Imazhet satelitore, të marra të enjten, tregojnë se Koreja e Veriut po shkon përpara me planet e saj për lansimin e raketës me rreze të gjatë, muajin e ardhshëm.

Imazhet janë postuar nga ueb-faqja 38 North dhe flasin për përgatitje në pjesën veriperëndimore të vendit.

Phenjani ka pranuar se nuk do të heqë dorë nga planet për lansimin e asaj që ai e quan satelit, me gjithë shqetësimet e disa vendeve se qëllimi i vërtetë është testimi i raketës me rreze të gjatë veprimi, e cila po ashtu është në gjendje të bartë mbushje bërthamore.

Ministri japonez i mbrojtjes, Naoki Tanaka, ka urdhëruar autoritetet përkatëse të qëllojnë raketën nëse ajo fluturon mbi Japoninë dhe paraqet kërcënim për të.

Ky veprim i Koresë së Veriut vjen pavarësisht marrëveshjes së nënshkruar javë më parë me Shtetet e Bashkuara, e, sipas së cilës, Phenjani do të pezullojë pasurimin e uraniumit dhe do të ndalojë testet e raketave me rreze të gjatë dhe të shkurtër veprimi, në këmbim të ndihmave ushqimore nga Uashingtoni.
XS
SM
MD
LG