Ndërlidhjet

BE: Arrestimet, pasoja negative për dialogun


Ilustrim

Ilustrim

Arrestimet e qytetarëve kosovarë në Serbi, por edhe të atyre serbë në Kosovë, kanë nxitur reagimin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Sipas tyre, zhvillimet e tilla mund të kenë pasoja negative për vazhdimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Zemërimi më i madh i tyre, megjithatë, thuhet të jetë me autoritetet e Serbisë, për sjelljen e të cilave dyshojnë se ka të bëjë me fushatën zgjedhore në shtetin serb.

Ndërmjetësi i BE-së në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Robert Kuper, u ka bërë thirrje të dyja palëve që t’u përmbahen obligimeve që kanë marrë në dialog.

“Marrëveshjet duhet të zbatohen. U bëjmë ftesë të gjitha palëve që të veprojnë me përgjegjësi. Mendojmë se problemet politike duhet të zgjidhen me dialog dhe negociata dhe jo me përdorim selektiv të ligjit”, ka thënë Kuper.

Policia e Kosovës, të martën në mbrëmje, ka arrestuar katër pjesëtarë të komunitetit serb, në mesin e tyre kryetari ilegal i Vitisë, pasi në automjetin e tyre është gjetur material zgjedhor i Serbisë.

Ndalimet kanë pasuar arrestimin e dy shtetasve kosovarë nga ana e autoriteteve serbe te Dheu i Bardhë, nën dyshimet për “spiunazh dhe tregti me drogë”, bazuar në fletarrestimet e, siç thuhet, Gjykatës së Qarkut në Gjilan dhe drejtorisë së policisë serbe në Beograd.
XS
SM
MD
LG