Ndërlidhjet

Prodhimet me "Kosovo/UNMIK" - të papranueshme


Ilustrim

Ilustrim

Doganat e Kosovës dhe institucionet e tjera të vendit kanë raportuar importin e një lloji të caktuar të produkteve nga Serbia, në ambalazhin e të cilave shënimi për vendin e destinacionit dhe përfaqësimit, bëhet me “Kosovo/ UNMIK“.

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka lëshuar një deklaratë për media, me të cilën thotë se importi i produkteve që përmbajnë këtë mbishkrim, është i papranueshëm dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

"Apelojmë te të gjithë përfaqësuesit kosovarë të kompanive serbe që importojnë nga Serbia, të mos pranojnë veprime të tilla të kundërligjshme në rastet e importit të produkteve me ambalazhin 'Kosovo/UNMIK'. Praktika të tilla janë kundër interesave të bizneseve dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe kundër promovimit të vlerave të shtetësisë kosovare", thuhet në deklaratën e OEK-ut.
XS
SM
MD
LG