Ndërlidhjet

logo-print

CSM: Dhuna etnike përgënjeshtron paqen në Ballkan


Harta e Ballkanit...

Harta e Ballkanit...

" Christian Science Monitor"


Më shumë se një dekadë pasi konflikti në Ballkan ka marrë fund, vala e incidenteve të dhunshme në jug të rajonit tregon se tensionet etnike, të cilat kanë shpërthyer në mënyrë shkatërrimtare në vitet 1990, nuk janë pjesë e së kaluarës.

Është sulmuar në autobusë dhe parqe publike, duke plagosur edhe fëmijë. Xhamitë dhe kishat janë rrënuar. Flamujt janë djegur, ndërsa slogane raciste janë thirrur në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë. Më 16 mars, koktej molotovi është hedhur në Ambasadën e Maqedonisë në Prishtinë.

Ndërkohë, Bosnja mbetet pa shpresë e ndarë në vija etnike. Forcat brenda saj kanë penguar lëvizjen e vendit drejt bashkimit – një proces aq shumë i trumbetuar nga komuniteti ndërkombëtar.

Këtë vit mbushen 17 vjet që nga fundi i luftës në Bosnjë, 13 vjet nga fundi i luftës në Kosovë dhe 11 vjet nga konflikti i shkurtër në Maqedoni, ndërmjet qeverisë qendrore dhe shqiptarëve. Paqja është rikthyer, por ajo mbetet jostabile. Marrëveshjet kanë lënë pakënaqësi të mëdha të popullatës me status quo-në e re.

Një shpjegim standard për këtë është “urrejtja e lashtë", e shpërfaqur në kohën e ish-kryeministrit britanik, Xhon Mejxhër, i cili justifikonte mungesën e ndërhyrjes aktive të Britanisë në luftërat e Jugosllavisë.

Luftërat në Ballkan, në masë të madhe, ishin zgjatur nga politikanët lokalë, të cilët ushqenin ndjenja nacionaliste, dhe nga ngurrimi i komunitetit ndërkombëtar për të ndërhyrë. Fuqitë e jashtme kanë ndihmuar në ndërmjetësimin e marrëveshjeve të paqes, të cilat ishin opsionet më pak të këqija në atë kohë. Por, ato nuk kanë paraqitur një zgjidhje afatgjate për ndarjet etnike në rajon – sidomos kur politikanët vazhdojnë t’i shfrytëzojnë ato për përfitime të tyre.

Shkas për shpërthimin e fundit në Maqedoninë e ndarë nga maqedonasit sllavisht-folës dhe shqiptarët myslimanë, ka qenë një festival tradicional në një fshat të Maqedonisë, në të cilin pjesëmarrësit janë tallur me myslimanët.

Kris Deliso, drejtor i Balkananalisys.com, thotë se ngjarjet e fundit duken më shumë të orkestruara, sesa spontane. Ai thotë se politikanët po luftojnë për pozita para zgjedhjeve lokale të 2013-ës.

Marrëveshja e Ohrit, e arritur më 2001, u garanton partive shqiptare një pjesë të konsiderueshme të pushtetit qendror në Maqedoni.

Por, formalizimi i ndarjeve etnike në politikë e ka vështirësuar krijimin e lëvizjeve politike kombëtare dhe ka sforcuar mundësitë e votimit në baza etnike. Analistët thonë se e gjithë kjo ka zhvlerësuar unitetin afat-gjatë dhe ka ushqyer sentimentet etnike me grumbullim votash.

Bosnja, një tjetër pjesë relativisht e varfër e ish-Jugosllavisë, ka qenë konflikti më i përgjakshëm në Ballkan në dy dekadat e kaluara. Marrëveshja e Dejtonit ka krijuar dy entitete të dallueshme, boshnjakët dhe kroatët, si dhe Republikën Serbe.

Kjo përbërje e ka mbajtur paqen në mënyrë efektive dhe mund të flitet për pak shtet-ndërtim, por vendi, megjithatë, mbetet i ndarë në vija etnike. Me gjithë nxitjen ndërkombëtare, ka pasur pak progres drejt bashkimit.

Kreu u Republikës Serbe, Millorad Dodik, ka konsoliduar fuqinë e partisë së tij dhe ka kërcënuar shpesh se do të ndajë rajonin.

Kjo ka disa ngjashmëri me Maqedoninë - jo më pak se dyshimet se politikanët dhe bashkëpunëtorët e tyre të biznesit kanë përfituar nga satus quo-ja.

“Në Bosnjë, përfituesit e sistemit nuk kanë asnjë interes për ta ndryshuar atë, të paktën jo në mënyrën që do të nxiste më shumë përgjegjësi, transparencë apo shërbime më të mira për qytetarët”, thotë Kurt Basuener, analist politik në Sarajevë. “Është një vend i madh për të qenë politikan dhe një vend i krimbur për të qenë qytetar”, thotë ai.

Në vitet e fundit, komuniteti ndërkombëtar ka lehtësuar presionin ndaj elitës politike të Bosnjës, i bindur se, derisa Bosnja lëviz drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, nevoja për të realizuar reformat e para-anëtarësimit, do të ketë efekt në përqendrimin e politikanëve. Ndikimi i Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë - organit të Kombeve të Bashkuara që është i ngarkuar me mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes së paqes - është zvogëluar.

“Brukseli dhe shumica e anëtarëve të Bashkimit Evropian duan të shohin zhdukjen e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë, me besimin se procesi i zgjerimit mund të rregullojë të gjitha problemet fundamentale”, thotë Basuener.(v.t.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG