Ndërlidhjet

Klinton në Riad


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka arritur në Riad për bisedime me udhëheqjen saudite, në lidhje me hapat e ardhshëm për zgjidhjen e konfliktit në Siri.

Klinton pritet të takojë Mbretin Abdullah dhe ministrin e Jashtëm, princin Saud al-Faisal.

Arabia Saudite ka mbështetur thirrjet arabe për dorëheqjen e presidentit sirian, Bashar al-Asad.

Të shtunën, Klinton do të takohet me ministrat e Kuvajtit, Bahrejnit, Katarit, të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe të Omanit.

Të dielën, kryediplomatja amerikane do të udhëtojë për në Stamboll për të marrë pjesë në takimin “Miqtë e Sirisë”.

Shteti sirian është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna qysh në mars të vitit të kaluar. Shifrat e fundit të Kombeve të Bashkuara flasin për mbi 9,000 të vrarë në një vit trazira.
XS
SM
MD
LG