Kryeministri grek, Lukas Papademos, ka paralajmëruar se Greqisë mund t’i duhet një paketë e tretë e ndihmës ndërkombëtare.
Në një intervistë për mediat italiane, Papademos ka thënë se Greqia do të bëjë gjithçka të mundur për të shmangur paketën e tretë, por, megjithatë, “nuk mund të përjashtohet nevoja e mbështetjes financiare”.
Ndihma e dytë për Greqinë, në vlerë prej 130 miliardë eurosh, është miratuar nga vendet e Eurozonës këtë muaj, ndërsa ndihmën e parë nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, në vlerë prej 110 miliardë eurosh, Athina e ka marrë në vitin 2010.
Zgjedhjet e parakohshme në Greqi priten në fund të prillit ose fillim të majit.