Ndërlidhjet

Turqia redukton importet e naftës nga Irani


Rafineri e naftës në Iran
Rafineri e naftës në Iran
Kompania kombëtare e naftës në Turqi, Tupras, ka bërë të ditur se ka shkurtuar blerjet e saj të naftës nga Irani për 20 për qind, në përpjekje për të shmangur gjobitjen nga Shtetet e Bashkuara.

Uashingtoni ka thënë se do të penalizojë kompanitë e huaja që bëjnë transaksione me bankën qendrore të Iranit, e cila merret me transaksionet financiare të eksporteve të naftës.

Gjatë këtij muaji, SHBA ka përjashtuar Japoninë dhe dhjetë vende të BE-së nga gjobitja, pasi ato kanë ulur varësinë e tyre nga nafta iraniane.

Turqia importon një të tretën e naftës së saj nga Irani.

Perëndimi ka miratuar një sërë sanksionesh kundër Republikës Islamike për shkak të programit të saj bërthamor, për të cilin druan se ka për qëllim krijimin e armëve atomike.

Pretendimet hidhen poshtë nga Teherani.
XS
SM
MD
LG