Ndërlidhjet

Rasti Kleçka: Gjashtë të akuzuar lirohen


Fatmir Limaj me avokatin e tij - foto arkivi
Fatmir Limaj me avokatin e tij - foto arkivi
Trupi Gjykues i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, ka shpallur sot pasdite aktgjykimin për rastin “Kleçka”, sipas të cilit ndaj Fatmir Limajt dhe tre të tjerëve do të vazhdojë gjykimi, kurse gjashtë të akuzuar u shpallën të pafajshëm.

Arben Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sabit Shala, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj, janë shpallur të pafajshëm në të gjitha pikat e aktpadisë së ngritur.

Për Fatmir Limajn, Naser Shalën, Naser Krasniqin dhe Nexhmi Krasniqin gjykimi do të vazhdojë.

Prokuroria ka akuzuar Limajn dhe nëntë ish-pjesëtarët e UÇK-së për krime kundër popullatës civile gjatë luftës së vitit 1999.

Më 21 mars, trupi gjykues kishte marrë vendim që deklaratat dhe ditarët e dëshmitarit kryesor në rast, Agim Zogaj, janë të papranueshme, andaj edhe kishte urdhëruar lirimin e të akuzuarve nga paraburgimi.
XS
SM
MD
LG