Ndërlidhjet

Spanja shkurton buxhetin


Ilustrim
Ilustrim
Qeveria spanjolle ka shpalosur draft-buxhetin për vitin 2012, i cili përfshin shkurtime të më shumë se 27 miliardë eurove.

Qeveria tha se masa përfshin ngrirjen e pagave të punëtorëve të sektorit publik dhe reduktimin e buxheteve për ministritë, në rreth 17 për qind.

Pas mbledhjes së kabinetit, zëvendëskryeministrja Soraja Saez de Santamaria, tha se Spanja “ka qenë në një situatë të jashtëzakonshme”.

Sipas saj, prioritet i parë është “të pastrohen llogaritë publike”.

Kryeministri Mariano Rajoi, qeveria e të cilit ka marrë detyrën 100 ditë më parë, ka paralajmëruar se draft-buxheti “mund të jetë shumë i ashpër”.

Ekonomia e Spanjës po rrëshqet sërish në recesion, në kohën kur shkalla e papunësisë së saj është më e larta në mesin e të 17 vendeve të Eurozonës.
XS
SM
MD
LG