Ndërlidhjet

Franca arreston 19 ekstremistë të dyshuar


Francë...
Francë...
Policia e Francës ka arrestuar 19 persona, të dyshuar për lidhje me grupet islamike ekstremiste. Raportet thonë se në mesin e zonave të bastisura ka qenë qyteti jugor i Tuluzit, ku ekstremisti Muhamed Merah, këtë muaj, ka qëlluar për vdekje shtatë persona.

Merah është vrarë në një përleshje me policinë më 22 mars.

Duke komentuar arrestimet e sotme, presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, ka thënë se është “detyrë primare” e kreut të shtetit të mbrojë popullin.

“Është detyra jonë të garantojmë sigurinë për popullin francez. Nuk kemi zgjedhje. Është absolutisht e domosdoshme”, ka thënë ai.(v.t.)


XS
SM
MD
LG