Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Senati i konfirmoi 16 ambasadorë, përfshirë edhe atë në Kosovë


Ambasadorja Trejsi En Xhejkobson

Ambasadorja Trejsi En Xhejkobson

Senati i Shteteve të Bashkuara i ka konfirmuar ambasadorët amerikanë në 16 vende, përfshirë edhe Kosovën.

Janë konfirmuar edhe ambasadorët e rinjë amerikanë në Barbados, Komboxhë, Indi, Kroaci, Estoni, Gjeorgji, Haiti, Letoni, Libi, Maltë, Nikaragua, Panama, Togo, Tunizi dhe Uruguaj.

Ambasadore e re e Shteteve të Bashkuara në Kosovë do të jetë Trejsi En Xhejkobson, e cila si ambasadore kishte shërbyer në Turkmeni dhe në Taxhikistan.

Zonja Xhejkobson, një diplomate karriere nga Shërbimi i Lartë Diplomatik, së fundit ka shërbyer si zëvendës drejtoreshë e Institutit për Shërbim të Jashtëm (FSI).

Ajo ka shërbyer edhe si zëvendës sekretare ekzekutive në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, ndërsa ka punuar si diplomate në Seul të Koresë Jugore, Moskë të Rusisë, e të tjera.

Aktualisht, ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë është Kristofer Dell.
XS
SM
MD
LG