Ndërlidhjet

SHBA: Rusia të bashkëpunoj për mburojën raketore


Roze Gotemoller, ushtruese e detyrës së nënsekretares amerikane të shtetit

Roze Gotemoller, ushtruese e detyrës së nënsekretares amerikane të shtetit

Zyrtarja e lartë amerikane për kontroll të armatimit, Roze Gotemoller, tha sot se Moska dhe Uashingtoni duhet të punojnë së bashku për ta zhgjidhur mospajtimin lidhur me planet e Shteteve të Bashkuara, për ndërtimin e mbrojtjes raketore, që për një kohë të gjatë i ka tensionuar lidhjet ndërmjet dy shteveve.

Ushtruesja e detyrës së nënsekretares amerikane të shtetit, Roze Gotemoller, tha se planet amerikane për sistemin mbrojtës raketor nuk paraqesin rrezik për armatimet atomike strategjike ruse.

Duke folur në Moskë, ajo ka bërë thirrje për më tepër dialog dhe bashkëpunim me Rusinë.

Sipas saj, ekspertët amerikanë dhe rusë, duhet të diskutojnë për detaje specifike të sistemit mbrojtës raketor, me qëllim që të evitoheshin shqetësimet ruse.

Rusia nuk i ka pranuar shpjegimet e Shteteve të Bashkuara se sistemi është i nevojshëm për ta kundërshtuar ndonjë kërcënim eventual nga Irani.

Moska, poashtu, ka shprehur shqetësime se sistemi do të mund të rritej dhe ta sfidonte aftësinë atomike mbrojtëse të Rusisë.
XS
SM
MD
LG