Ndërlidhjet

SHBA: Sanksione kundër tre zyrtarëve të qeverisë në Siri


Ndërtesa e Departamentit të thesarit në Uashington

Ndërtesa e Departamentit të thesarit në Uashington

Departamenti amerikan i thesarit ka zbatuar sanksione kundër tre zyrtarëve të qeverisë së Sirisë, për rolin e tyre në nxitjen e dhunës kundër shtetasve të këtij vendi, gjatë protestave anti-qeveri, që po zgjasin tash e një vit.

Në kuadër të këtyre masave, shtetasve amerikanë u ndalohet biznesi me ministrin e mbrojtjes së Sirisë, Davud Rajiha, me zëvendës shefin e shtamadhorisë së ushtrisë, Munir Adanov, dhe me shefin e sigurisë së presidentit, Zuhajr Shalish.

Të gjitha pasuritë eventuale të tyre në Shtetet e Bashkuara janë bllokuar.

Departamenti amerikan i thesarit ka njoftuar se kjo lëvizje dërgon “mesazh të fuqishëm te forcat e armatosura të Sirisë dhe te të gjithë zyrtarët e Sirisë se komuniteti ndërkombëtar ka njohuri për brutalitetin e regjimit”.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se më se 9 mijë njerëz janë vrarë gjatë goditjes së focave të sigurisë së Sirisë kundër opozitës gjatë një viti.
XS
SM
MD
LG