Ndërlidhjet

Japoni: Rihapet një zonë afër centralit atomik Fukushima


Pamje nga centrali atomik Fukushima pas katastrofës
Pamje nga centrali atomik Fukushima pas katastrofës
Autoritetet në Japoni po e rihapin një pjesë të zonës së evakuuar rreth centralit të energjisë bërthamore, për të parën herë prej se tërmeti dhe cunami shkaktuan aksidentin më të madh civil prej atij në Çernobil, në vitin 1986.

Me këtë rihapje, lejohet kthimi i afro 16 mijë njerëzve në shtëpitë e tyre afër centralit të dëmtuar.

Ministri i shëndetësisë i Japonisë tha se do të lejohet edhe kthimi i grave shtazëna dhe i fëmijëve.

Do të rihapen edhe shkollat, ndërsa kufizimet kundër fillimit të projekteve ndërtimore do të tërhiqen.

Tetë komuna të tjera në këtë hapësirë ende nuk kanë vendosur se cilat pjesë eventualisht do të rihapen.
XS
SM
MD
LG