Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 31 marsin në vite…

  • RFE /RL

Kula e Ajfelit, Paris...

Kula e Ajfelit, Paris...


1889 - Në Paris hapet zyrtarisht Kulla e Ajfelit 300m (në përkujtim të revolucionit francez). Kulla u ndërtua në vitin 1889 nga inxhinieri i famshem Gustave Eiffel, i cili ka ndërtuar gjithashtu dhe strukturën statike të Statujës së Lirisë në SHBA.

1596 - Lind Rëne Dekarti, filozof francez dhe shkencëtar.

1693 - Lind shpikësi i kronometrit, anglezi Xhon Harrison.

1932 - 150 mjellma të egra gjenden të ngordhura në ujëvarën Niagara.

1939 - Britania dhe Franca bien dakord për të mbështetur Poloninë nëse sulmohet nga Gjermania.

1960 - Qeveria e Afrikës së Jugut deklaron gjendjen e jashtëzakonshme pas demonstratave të çuan në vdekjen e më shumë se 50 afrikanëve.

1978 - Bashkimi Sovjetik lanson navigimin satelitor Kosmos 1000.

1983 - Një tërmeti i rëndë në Kolumbi vret rreth 5,000 njerëz.

1991 - Shqipëria mban zgjedhjet shumë-partiake për herë të parë në 50 vjet.

1992 - Këshilli i Sigurimit votoi për ndalimin e fluturimeve dhe shitjen e armëve në Libi.(z.p.)
XS
SM
MD
LG