Ndërlidhjet

Sot shënohet “Ora e Tokës”


Sidnej i Australisë, pak momente para fikjes së dritave - 29 mars 2008.
Sidnej i Australisë, pak momente para fikjes së dritave - 29 mars 2008.
Grupet ekologjike në mbarë botën u kanë bërë thirrje njerëzve të marrin pjesë në fushatën “Ora e Tokës”, që mbahet të shtunën. Atyre u kërkohet të fikin dritat në shtëpitë apo bizneset e tyre nga ora 20:30 deri në 21:30 sipas kohës lokale.

Ideja ka lindur në vitin 2007 kur Fondi Botëror për Natyrë, me seli në Australi, dhe “Sydeny Herald” kanë kërkuar nga australianët të fikin të gjitha dritat, jo të domosdoshme, për një orë, për të shprehur shqetësimin në lidhje me ngrohjen globale.

Ngjarja ka marrë bujë dhe në vitin 2011 mbi 5,200 qytete të 135 vendeve të botës kanë marrë pjesë në të.

“Ora e Tokës” shënohet të shtunën e fundit të marsit.
XS
SM
MD
LG