Ndërlidhjet

Xhekpoti historik sjell tre fitues


Xhekpoti historik 640 millionë dollarë
Xhekpoti historik 640 millionë dollarë
Xhekpotin prej 640 milionë dollarësh të Lotarisë amerikane, do ta ndajnë tre fitues nga Illionisi, Kansasi dhe Merilendi.

Secila biletë fituese pritet të jetë e vlefshme më shumë se 213 milionë dollarë, para pagesës së taksave, ka thënë zëdhënësi i Lotarisë në Illionis, Majk Lleng.

Shanset për të fituar xhekpotin e plotë, që ishte më i madhi në historinë e lotarisë së SHBA-së, ishin vendosur në 1 në 175 milionë.

Në të gjitha anët e Shteteve të Bashkuara, njerëzit kishin qëndruar në radhë para dyqaneve të shitjes të premten, për të blerë “shansin e fundit”.

Xhekpoti i mëparshëm, në vlerë prej 390 milionë dollarësh, ishte ndarë nga dy fitues, në Gjeorgji dhe Nju Xhërsi, në vitin 2007.

Fituesit në SHBA duhet të paguajnë 25 për qind të çdo çmimi të lotarisë mbi 5,000 dollarë, për taksat federale. (v.t.)
XS
SM
MD
LG