Ndërlidhjet

Ish-guvernatori mohon përfshirjen në vrasje


Ghulam Ghavs Abu Bakar
Ghulam Ghavs Abu Bakar
Një ish-guvernator i Afganistanit ka mohuar akuzat për përfshirje në vrasjen e një koloneli amerikan dhe një ushtareje amerikane në provincën Kapisa më 2009.

Gazeta “The Wall Street Journal” citon hetuesit e Shteteve të Bashkuara të kenë thënë se Ghulam Ghavs Abu Bakar, ish-guvernator i provincave Kapisa dhe Takhar, ka urdhëruar sulmet vetëvrasëse që u kanë marrë jetën dy personave.

Burimet e njëjta thonë se ish-guvernatori ka bërë komplot për vrasjen e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Francës në vitin 2009, gjatë vizitës që ata do t’i bënin Kapisas, por që më pas është anuluar.

Abu Bakar i ka hedhur poshtë kategorikisht akuzat dhe çdo lidhje me kryengritësit.

Ai tha se aleatët perëndimorë të Kabulit “janë miq, që kanë sakrifikuar gjakun e tyre, jetët dhe paratë për Afganistanin”.

Zyrtarët amerikanë duan që Abu Bakar të ndiqet penalisht, por asnjë akuzë nuk është ngritur ende zyrtarisht.

Abu Bakar, ish-komandant muxhahedin, është shkarkuar në vitin 2010 nën akuzat për korrupsion.
XS
SM
MD
LG