Ndërlidhjet

DASH - i shqetësuar me kërcënimet për arrestime


Selia e Departamentit Amerikan të Shtetit
Selia e Departamentit Amerikan të Shtetit
Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar ndaj arrestimeve të ditëve të fundit nga autoritetet e Kosovës dhe Serbisë të shtetasve të njëri-tjetrit.

Departamenti i Shtetit ka shprehur shqetësimin lidhur me deklaratat e disa zyrtarëve, se arrestimet janë reciproke ose hakmarrëse.

“Ne presim, si nga Serbia, ashtu edhe Kosova, të respektojnë shtetin ligjor dhe të mos bëjnë deklarata, apo të kryejnë veprime që shkaktojnë ngritjen e tensioneve”, thuhet pos tjerash në njoftimin për shtyp të Departamentit të Shtetit.

Policia e Kosovës, të martën në mbrëmje, ka arrestuar katër pjesëtarë të komunitetit serb, në mesin e tyre kryetari ilegal i Vitisë, pasi në automjetin e tyre është gjetur material zgjedhor i Serbisë.

Ndalimet kanë pasuar arrestimin e dy shtetasve kosovarë nga ana e autoriteteve serbe te Dheu i Bardhë, nën dyshimet për “spiunazh dhe tregti me drogë”, bazuar në fletarrestimet e, siç thuhet, Gjykatës së Qarkut në Gjilan dhe Drejtorisë së Policisë serbe në Beograd.

Ministri serb i Mbrojtjes, Ivica Daçiq, ka thënë se arrestimi është kryer “në shenjë hakmarrjeje” ndaj arrestimeve që u ka bërë policia kosovare katër zyrtarëve serbë të Kosovës.(v.t.)
XS
SM
MD
LG