Ndërlidhjet

logo-print

Serbia arreston dy policë të Kosovës


Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe kanë arrestuar dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës në rajonin e Merdares, të cilët “kanë bartur dy pushkë automatikë, dy pistoleta dhe pajisje speciale për matjen e largësisë”, ka deklaruar ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, raportojnë mediat serbe.

Të arrestuar janë Shukri Binaku dhe Sami Beqiri, u ka thënë Daçiq gazetarëve në Pallatin e Serbisë.

Daçiq ka thënë se armët që kanë poseduar dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës paraqesin “shkelje drastike të marrëveshjes ushtarako-teknike, të nënshkruar në Kumanovë, më 1999”.

Ai i ka thënë se “secili që shkel këtë marrëveshje, do të privohet nga liria”.

“Nuk bën kështu me Serbinë. Kjo ka tejkaluar çdo masë”, ka thënë Daçiq.
XS
SM
MD
LG