Ndërlidhjet

Mbi 140,000 pakistanezë të zhvendosur


Pakistan - foto arkivi
Pakistan - foto arkivi
Rreth 140,000 njerëz janë zhvendosur për shkak të luftimeve ndërmjet trupave të Qeverisë pakistaneze dhe kryengritësve në rajonin veriperëndimor të Pakistanit, që nga janari i këtij viti.

Zëdhënësja e Agjencisë për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR), Dunja Asllam Khan, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se 140,000 njerëz janë regjistruar në kampin Jalozai të Peshauarit.

Agjencia thotë se rritja e intensitetit të dhunës në rajonin Khiber ka detyruar familjet të kërkojnë strehime më të sigurta.

Sipas ekspertëve, rreth 10 milionë është numri total i pakistanezëve të zhvendosur nga katastrofat natyrore dhe luftimet anembanë vendit, në vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG