Ndërlidhjet

logo-print

Reagon VV: Serbia larg imazhit paqedashës


Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj arrestimit të dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga ana autoriteteve serbe të rendit.

“Aktet e Serbisë janë larg imazhit paqedashës që po përpiqen t’i mveshin këtij vendi. Sot, të jesh fqinj i Serbisë të bën po aq të rrezikuar sa përpara një shekulli. Sot, të udhëtosh në Serbi, nëse je shqiptar, të bën objektiv të masave policore. Sot, Serbia guxon të arrestojë edhe njerëz të veshur me uniformë, përfaqësues të institucioneve të Kosovës, të këtij vendi që jo më larg se para 12 vjetësh u përgjak e u dhunua prej të njëjtëve policë e ushtarakë serbë, me të cilët mburret Beogradi”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në vend se të kërkojë falje për krimet e luftës, për gjenocidin e për shkatërrimin human e material, i cili ende e pengon cilëndo perspektivë të zhvillimit në Kosovë, Serbia vijon të sillet me arrogancën e sunduesit”, thotë pos tjerash “Vetëvendosje”.

Ky subjekt opozitar nuk ka lënë pa kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës, duke thënë se kjo e fundit, me dialog me Serbinë, “ka dashur ta bindë popullin e Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare se Serbia ka ndryshuar nga vitet e nëntëdhjeta”.

Policia e Serbisë ka arrestuar të shtunën dy policë të Kosovës, Shukri Binakun dhe Sami Beqirin, në Merdare.
XS
SM
MD
LG