Ndërlidhjet

logo-print

Qeveria e Kosovës kërkon lirimin e dy policëve


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka dënuar ashpër arrestimin e dy policëve të Kosovës nga ana e organeve të Serbisë, në zonën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

"Ky është një akt qyqar i Qeverisë së Serbisë, është në kundërshtim me vlerat evropiane të fqinjësisë së mirë, kundër bashkëpunimit rajonal dhe cenon rëndë marrëveshjet e arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky akt cenon rëndë raportet në mes të dy shteteve të pavarura, Kosovës dhe Serbisë", thuhet në deklaratën e ekzekutivit kosovar.

Përmes së njëjtës, "Qeveria u bën ftesë të gjitha institucioneve ndërkombëtare, para së gjithash Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që të ndërmarrin hapat e domosdoshëm, për të ndikuar te Beogradi zyrtar, për t'i ndalur këto veprime arbitrare dhe të kundërligjshme".

"Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria e Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të bëjë lirimin e policëve kosovarë", thuhet në deklaratë.
XS
SM
MD
LG