Ndërlidhjet

Jahjaga: Arrestimet - sulm mbi integritetin territorial të Kosovës


Presidentja Atifete Jahjaga

Presidentja Atifete Jahjaga

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka dënuar arrestimin e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Policia e Republikës së Serbisë, në vendkalimin kufitar ndërmjet dy vendeve në Merdare.

"Arrestimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në detyrë, është sulm mbi integritetin institucional e territorial të Republikës së Kosovës. Arrestimet e shpeshtuara të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet e Republikës së Serbisë, nuk kontribuojnë në vendosjen e marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve", thuhet në reagimin e presidentes.

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, pos tjerash, kërkon nga autoritetet e Republikës së Serbisë që të heqin dorë nga "këto provokime dhe veprime arbitrare ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj dhe të lirojnë të gjithë ata që janë arrestuar pa arsye".

Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe kanë arrestuar dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës në rajonin e Merdares të shtunën paradite.
XS
SM
MD
LG