Ndërlidhjet

Rikthehen bisedimet për Iranin


Në njërën nga uzinat bërthamore të Iranit...
Në njërën nga uzinat bërthamore të Iranit...
Irani dhe gjashtë fuqitë botërore janë dakorduar të takohen në Stamboll më 13-14 prill, për raundin e ri të bisedimeve në lidhje me programin bërthamor të Teheranit.

Lajmin e ka bërë të ditur Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, duke folur në konferencën për gazetarë në Riad të Arabisë Saudite.

Takimi i fundit ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive – Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Kinës – është zhvilluar në janar të 2011-ës në Stamboll, kur dy palët kanë dështuar të arrijnë marrëveshje.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka vendosur katër raunde sanksionesh kundër Iranit, për shkak të refuzimit të tij për të ndaluar pasurimin e uraniumit.

Teherani thotë se aktiviteti i tij bërthamor ka qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG