Ndërlidhjet

S'mbahen zgjedhjet lokale serbe në Kosovë?


Ministri serb pë Kosovën, Goran Bogdanoviq
Ministri serb pë Kosovën, Goran Bogdanoviq
Ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviq deklaroi se ndoshta nuk do të mbahen zgjedhjet lokale të Serbisë në Kosovë.

"Nuk dëshirojmë që ta shkelim Rezolutën 1244 dhe ndoshta nuk do të organizojmë zgjedhjet lokale në Kosovë", ka thënë Bogdanoviq për mediat serbe.

Ai ka theksuar se është në interes shtetëror që në Kosovë të mbahen edhe zgjedhjet lokale edhe parlamentare, por siç ka thënë ai kështu "do të ngriheshin tensioned, në veçanti po që se mbahen zgjedhjet lokale".

Bogdanoviq ka thënë se ekziston një mirëkuptim i bashkësisë ndërkombëtare dhe Prishtinës për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale.

“Pa ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare nuk mund të organizojmë kurrfarë zgjedhjesh në Kosovë. Nuk duam ta shkelim rezolutën 1244", ka thënë ministri serb.

Serbia ka shpallur mbajtjen e zgjedhjeve lokale për disa komuna kosovare.

Ky hap është kritikuar nga mekanizmat ndërkombëtarë dhe nga Prishtina zyrtare.

Zgjedhjet lokale dhe parlamentare të Serbisë mbahen më 6 maj.
XS
SM
MD
LG