Ndërlidhjet

AAK: Nuk guxon të cenohet uniforma e shtetit


Nga një tubim i AAK-së, foto nga arkivi
Nga një tubim i AAK-së, foto nga arkivi
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shpreh indinjatën e vet të thellë me rastin e kindapimit të dy policëve të Policisë Kufitare të Republikës së Kosovës, thuhet në njëe deklaratë të këtij subjekti.

"Ky veprim armiqësor i Qeverisë së Sërbisë vjen si pasojë e nënshtrimit të vazhdueshëm të Qeverisë së Kosovës, e cila në vend se të ndërmarrë veprime konkrete për zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe mbrojtjes së integritetit dhe sovranitetit të vendit, del me deklarata të çuditshme dhe bajate, gjoja për Serbinë evropiane dhe se gjoja Serbia e paska pranuar Pavarësinë e Kosovës", thuhet në deklaratë.

"Pozita inferiore dhe nënshtruese e Qeverisë së Republikës së Kosovës ka lejuar që vendit tonë t’i vritet polici, t’i kindapohet polici dhe, mbi të gjitha, të përdhoset uniforma e shtetit të Kosovës", thuhet në deklaratën e AAK-së.

AAK kërkon, në radhë të parë, "lirimin e menjëherëshëm dhe të pakusht të policëve të Kosovës, të kindapuar në territorin e Republikës së Kosovës".

AAK kërkon nga Qeveria e Kosovës "që të mos bëjë analizë politike por të ndërmarrë veprime praktike dhe të drejtpërdrejta në mbrojtje të shtetit dhe dinjitet të tij".

"AAK kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që të rishikojë pozicionin e shtetit serb në proceset integruese, duke qenë dëshmitarë se politika e vjetër e Beogradit nuk ka ndryshuar, dhe e cila është në kundërshtim me parimet demokratike të BE-së", thuhet në deklaratën e AAK-së.
XS
SM
MD
LG