Ndërlidhjet

Maliki: Regjimi sirian nuk do të bie


Kryeminsitri irakian, Nuri-al Maliki
Kryeminsitri irakian, Nuri-al Maliki
“Regjimi sirian i presidentit Bashar al-Asad nuk do të bie dhe përpjekjet për ta rrëzuar me forcë do ta përkeqësojnë krizën në rajon”, ka thënë kryeministri irakian Nuri al-Maliki.

“Është bërë një vit dhe regjimi nuk është rrëzuar, dhe nuk do të rrëzohet dhe pse duhet të rrëzohet?”, ka thënë Maliki në një konferencë për gazetarë në Bagdad.

“Ne refuzojmë çdo armatosje(të kryengritësve sirianë) dhe procesin për rrëzimin e regjimit, sepse vetëm sa do ta përkeqëosnte krizën në rajon”, ka thënë Maliki.

Komentet e tij paraqeisn deklaratat më të fuqishme irakiane për krizën në Siri dhe janë po ashtu një sulm ndaj pozicioneve më radikale të Katarit dhe Arabisë Saudite, që janë për armatosjen e kryengritësve dhe kanë kërkuar largimin e Asadit.

Dekarata e Malikit vjen në kohën, kur në Stamboll dhjetëra përfaqësues shtetesh të perëndimit dhe të vendeve arabe janë mbledhur në konferencën “Miqtë e Sirisë” për të diskutuar për krizën njëvjeçare, gjatë së cilës sipas OKB-së kanë humbur jetën 9 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG